Aktualitet

Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, 6 pushues përfundojnë në spital! Ministria e Shëndetësisë: Një vajzë ka djegie të rënda (VIDEO)

Raportohet se si pasojë e zjarrit, 6 persona që ndodheshin brenda në hotel, 5 shqiptarë nga Kosova dhe 1 nga Rrësheni, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore.

zh.ll

Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, 6 pushues

VLORË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:05 të mëngjesit të sotëm, ku sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur fillimisht në lokalin në katin e parë të hotel 'Brooklyn' dhe më pas janë përhapur në katet më sipër. 

Raportohet se si pasojë e zjarrit, 6 persona që ndodheshin brenda në hotel, 5 shqiptarë nga Kosova dhe 1 nga Rrësheni, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Ndorina Rexhepi 25 vjec
Arlinda Rexhepi 27 vjec
Erza Grainca 21 vjec
Aldo Kasimi 30 vjec
Ana Dyrmishi 25 vjec
Luan Saliu, 21 vjeç

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, zjarri ka qenë aksidental i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit. Sa i përket të lënduarave, janë transportuar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore, ku 2 prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore.

“Sot, rreth orës 04:05, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një hoteli, në pronësi të shtetases M. A.

Si pasojë e zjarrit janë lënduar 6 pushues, (5 prej tyre shtetas të Kosovës dhe 1 shtetas nga Rrësheni).

Pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku 2 prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore. Një shtetas po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Gjithashtu, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar nga zjarri. Në reagimin publik, Ministria bën me dije se njëra prej pacienteve është në gjendje të rëndë për shkak të djegieve masive që ka pësuar në trup dhe po merr trajtim në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Ndërkohë, pacionetët e tjerë të shtruar në QSUT, janë në gjendje të stabilizuar dhe po mbahen në monitorim.

“Si pasojë e zjarrit të rënë në një hotel në Vlorë, në QSUT janë paraqitur tre qytetarë, të cilët aktualisht po marrin trajtim mjekësor.

Njëra prej pacienteve është në gjendje të rënduar, për shkak të përqindjes së lartë të djegieve, ndaj kërkon monitorim dhe kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Pacienti tjetër klinikisht paraqitet më i qetë dhe po ndiqet nga stafi mjekësor.

Ndërsa në Spitalin Universitar të Traumës po marrin trajtim mjekësor dy paciente, të cilat janë paraqitur me dëmtime të shumta.

Njëra prej pacienteve paraqitet në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe vijon të jetë nën kujdesin e stafit mjekësor.

Pacientja tjetër, gjendja shëndetësore e së cilës është aktualisht e stabilizuar, por për shkak të dëmtimeve të marra do të vijojë të mbahet në monitorim intensiv  dhe të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.

Stafet mjekësore do vijojnë të ndjekin me kujdes gjendjen shëndetësore të pacientevë duke ofruar  trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në deklaratë.

Poll

MOS HUMB