Aktualitet

Raiffeisen Bank sërish në alarm! Qytetarëve tentohet t'u vidhen të dhënat bankare, Policia: Mos klikoni linkun

Konkretisht një mesazh i dërguar në numrat e abonentëve të Raiffeisen Bank ka ngritur alarmin, ku autorët paraqiten në mënyrë të rreme si përfaqësues të institucioneve bankare dhe u kërkojnë qytetarëve të përditësojnë të dhënat bankare

F.I
Raiffeisen Bank sërish në alarm! Qytetarëve tentohet t'u
mesazhet e dërguara

TIRANË-Siguria e Raiffeisen Bank ndaj klientëve të saj po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Policia e Shetit ka njoftuar se ditët e fundit, janë konstatuar raste të mesazheve mashtruese të dërguara përmes SMS-ve dhe aplikacioneve të komunikimit, përfshirë WhatsApp-in, nga numra të ndryshëm telefoni të cila synonjnë vjedhjen e të dhënave bankare të qytetarëve.

Konkretisht një mesazh i dërguar në numrat e abonentëve të Raiffeisen Bank ka ngritur alarmin, ku autorët paraqiten në mënyrë të rreme si përfaqësues të institucioneve bankare dhe u kërkojnë qytetarëve të përditësojnë të dhënat bankare, të verifikojnë llogarinë apo të kryejnë veprime të tjera, duke klikuar në një link të përfshirë në mesazh. Autoritet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos klikojnë në link dhe mos bien pre e mashtrimit.

"RAIFFEISEN: Për të shmangur pezullimin e shërbimeve, ju lutemi përditësoni informacionin tuaj para 16 gusht në këtë link:
https://Raiperdite...com"-thuhet në mesazh.

Raiffeisen Bank sërish në alarm! Qytetarëve tentohet t'u

Raiffeisen Bank sërish në alarm! Qytetarëve tentohet t'u

Raiffeisen Bank sërish në alarm! Qytetarëve tentohet t'u

Rasti vjen në një kohë kur “Raiffeisen bank" ka qenë në qendër të vëmendjes mes skandaleve e gjyqeve për abuzime me kreditë, hakerimeve dhe zhvatjeve ndaj llogarive bankare të klientëve apo duke rënë pre e vjedhjes nga punonjësit e vetë bankës. 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të njoftimeve të herëpashershme të bëra nga Policia e Shtetit, me qëllim parandalimin e mashtrimeve online dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, nisur edhe nga fakti që, ditët e fundit, janë konstatuar raste të mesazheve mashtruese të dërguara përmes SMS-ve dhe aplikacioneve të komunikimit, përfshirë WhatsApp-in, nga numra të ndryshëm telefoni, sqarojmë qytetarët se:

Në këto mesazhe, autorët paraqiten në mënyrë të rreme si përfaqësues të institucioneve bankare dhe u kërkojnë qytetarëve të përditësojnë të dhënat bankare, të verifikojnë llogarinë apo të kryejnë veprime të tjera, duke klikuar në një link të përfshirë në mesazh.

Bëhet fjalë për skema mashtrimi të tipit “phishing”, të cilat synojnë vjedhjen e kredencialeve të e-banking, kodeve të verifikimit (OTP), si dhe të dhënave të kartave bankare. Këto të dhëna mund të përdoren më pas për kryerjen e transaksioneve të paautorizuara dhe shkaktimin e dëmeve financiare.

Për t’u mbrojtur nga këto mashtrime:

Mos klikoni në linke të dërguara përmes SMS-ve, WhatsApp-it apo aplikacioneve të tjera të komunikimit, veçanërisht kur mesazhi vjen nga numra të panjohur ose të dyshimtë.

Mos jepni asnjëherë fjalëkalimet, kodet OTP, PIN-in apo të dhënat e kartës bankare.

Përpara se të identifikoheni në shërbimet bankare, kontrolloni me kujdes adresën e faqes së internetit dhe sigurohuni që po përdorni kanalet zyrtare të bankës.

Bankat nuk kërkojnë të dhëna konfidenciale përmes linkeve të dyshimta. Për çdo paqartësi, kontaktoni bankën vetëm përmes numrave dhe kanaleve të saj zyrtare.

Nëse keni klikuar në një link të dyshimtë ose keni dhënë të dhënat tuaja bankare:

Kontaktoni menjëherë bankën për të bllokuar kartën ose llogarinë dhe për të marrë masat e nevojshme.

Ndryshoni menjëherë fjalëkalimet e aksesit në shërbimet bankare.

Raportoni rastin në Policinë e Shtetit, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe në çdo drejtori vendore.

Policia e Shtetit apelon për vigjilencë dhe kujdes të shtuar ndaj çdo mesazhi, linku apo faqeje interneti që kërkon të dhëna personale, bankare ose kode verifikimi.

Mos klikoni. Mos jepni të dhëna. Verifikoni gjithmonë përmes kanaleve zyrtare.

Poll

MOS HUMB