Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, lirohet nga qelia regjisori Petri Bozo

Bozo ka lënë qelinë e paraburgimit, pasi Gjykata ka zëvendësuar “arrestin në burg” me “arrest në shtëpi”.

F.I
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, lirohet nga qelia regjisori Petri
Petri Bozo

ELBASAN-Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurimit ndaj producentit Petri Bozo. Bozo ka lënë qelinë e paraburgimit, pasi Gjykata ka zëvendësuar “arrestin në burg” me “arrest në shtëpi”.

Vendimi i Apelit është marrë pas ankimit të mbrojtjes së Bozos, e cila kishte kërkuar më herët zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkesa u shqyrtua fillimisht nga Gjykata e Elbasanit, e cila e rrëzuoi duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”. Pas ankimit, çështja kaloi për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm, 25 maj, në fshatin Mengel të Elbasanit, ku një fëmijë 7 vjeç u përplas për vdekje nga një automjet që drejtohej nga regjisori dhe producenti Petri Bozo. Ngjarja ka ndodhur teksa i mituri ishte duke shkuar në shkollë. Shkolla 9-vjeçare “Sulejman Rranci”, ndodhet në buzë të aksit nacional Elbasan-Librazhd./ZËRI

Poll

MOS HUMB