Aktualitet

I vendosi armën në kokë mes lokalit Mir Bitocit, arrestohet autori

Në pamjet e publikuara nga ZËRI, autori u pa duke i shkuar nga pas Bitocit, teksa ky i fundit po largohej nga ambjentet e loklait.

F.I
I vendosi armën në kokë mes lokalit Mir Bitocit, arrestohet
autori

ELBASAN-Policia e Elbasanit ka arrestuar autorin e dyshuar të atentatit të dështuar ndaj Ermir Kërtezit (Mir Bitocit) në Elbasan. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme rreth orës 14:50 në lokalin ‘Art Cofee Bistro’ në hyrje të qytetit në lagjen 'Emin Matraxhiu'.

Në pamjet e publikuara nga ZËRI, autori u pa duke i shkuar nga pas Bitocit, teksa ky i fundit po largohej nga ambjentet e loklait. Autori qëndronte i ulur në kafe në shoqërinë e një gruaje dhe çohet në momentin që shikon Bitocin, duke i shkuar nga pas dhe i drejton armën e zjarrit pas koke. 

'Shënjestra' ka arritur të reagojë në kohë dhe të largohet me shpejtësi nga vendi, ndërsa raportohet se autorit iu bllokua dhe arma e zjarrit. Fatmirësisht nuk pati viktima apo të plagosur.

Poll

MOS HUMB