Aktualitet

"Presioni po rritet në Shqipëri..."! Zjarret në vend, Von der Leyen: Europa është në gatishmëri

Von der Leyen deklaron se Europa është në gatishmëri dhe po monitoron vendet e prekura

F.I
"Presioni po rritet në Shqipëri..."! Zjarret në vend,
Ursula Von Der Leyen

TIRANË-Situata e zjarreve në vendin tonë dhe në rajon ka sjellë edhe regimin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Von der Leyen deklaron se Europa është në gatishmëri dhe po monitoron vendet e prekura si Shqipëria, Belgjika, Serbia, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

“Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive. Presioni po rritet në Shqipëri, Belgjikë, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Sistemi ynë satelitor Copernicus po mbështet tashmë operacionet e hartëzimit. Përmes Qendrës së Emergjencave, Evropa po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin. Dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile është aty sa herë që një vend kërkon solidaritetin e Evropës”,-shkruan ajo.

Poll

MOS HUMB