pamje nga vendngjarja
TIRANË-Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Tiranë-Elbasan ditën e sotme. Si pasojë e flakëve, automjeti është djegur plotësisht, ndërsa personat që ishin brenda makinës arritën të dalin në kohë.
Siç shihet dhe nga videoja, incidenti ka shkaktuar trafik të automjetetve në këtë aks, ndërsa tymi dhe flakët kanë mbuluar makinën dhe zonën përreth. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për të verifikuar arsyet që çuan në nisjen e incidentit./ZËRI
Poll