Aktualitet

Përmirësohet situata me zjarret në Krujë/ 3 vatrat nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Në Zidoll vijon puna për fikjen e plotë të zjarrit, i cili nisi pasditen e djeshme.

l.k
Përmirësohet situata me zjarret në Krujë/ 3 vatrat nën
Krujë

KRUJË- Po shkon drejt normalizimit situata me zjarret në Krujë në zonën e Abazes, Zidollit dhe Bojës. Duke nisur që nga dita e djeshme forcat operacionale janë angazhuar në terren, në mënyrë që flakët të mos përhapeshin drejt zonave të banuara. Në lagjen Abaze, ku zjarri u përhap në rrethinat e qytetit, mjetet zjarrfikëse dhe helikopterët ndërhynë për shuarjen e zjarrit, ndërsa sot situata paraqitet e qetë. Në Zidoll vijon puna për fikjen e plotë të zjarrit, i cili nisi pasditen e djeshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Ndërsa pranë kurorës së pishave në Bojë mbeten aktive ende 2 vatra zjarri, për të cilat forcat zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e tyre. Asnjë nga vatrat nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Lidhur me situtatën reagoi sot dhe Ministria e Mbrojtjes, e cila njoftoi se tashmë zjarret në Krujë janë nën kontroll të plotë./ZËRI

Poll

MOS HUMB