Aktualitet

DIBËR/ Dhunoi kunatën gjatë një konflikti, nipi e kërcënoi me armë! Arrestohet xhaxhi, i riu shpallet në kërkim

Policia njofton se një 34-vjeçar ka dhunuar kunatën e tij, i cili ka rënë më pas në pranga nga uniformat blu.

l.k
DIBËR/ Dhunoi kunatën gjatë një konflikti, nipi e
foto ilustruese

DIBËR- Një episod dhunë në familje, i cili ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit ka ndodhur në Majtarë të Dibërs. Policia njofton se një 34-vjeçar ka dhunuar kunatën e tij, i cili ka rënë më pas në pranga nga uniformat blu.

Ndërsa nipi i 34-vjeçarit në përpjekje për ta trembur atë, ka qëlluar në ajër me armë. 19-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa arma e përdorur në ngjarje nga i riu nuk është gjetur.

Gjithashtu, policia ka nisur hetim gjendje të lirë për kunatën e 34-vjeçarit dhe një 25-vjeçare, pasi mësohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëra-tjetrës. Po ashtu, hetim ka nisur dhe për një 38-vjeçar si, pasi dyshohet se ka tentuar të fshehë provat në vendngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dibër/ Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në familje.

Dhunoi kunatën e tij dhe, gjatë konfliktit, djali i saj qëlloi në ajër me armë zjarri, me qëllim kanosjen e xhaxhait të tij, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.

Ndalohet 34-vjeçari që dhunoi kunatën, shpallet në kërkim 19-vjeçari që qëlloi me armë zjarri në ajër, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në një familje në fshatin Majtarë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përfshirjen në konflikt.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve policore, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe u vu në pranga shtetasi D. E., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka dhunuar kunatën e tij, shtetasen F. E., 40 vjeçe.

Ndërkohë, u shpall në kërkim djali i 40-vjeçares, shtetasi F. E., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri, me qëllim kanosjen e shtetasit D. E., xhaxhait të tij. Vijon puna për kapjen e tij dhe kontrollet për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur gjatë konfliktit.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset F. E., 40 vjeçe, dhe A. E., 25 vjeçe, pasi kanë dhunuar njëra-tjetrën, si dhe për shtetasin E. E., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të fshehë provat në vendngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB