KASHAR- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës i është rikthyer normalitetit, pasi punimet për monitorimin e trarëve metalikë në mbikalimin e ri të Kasharit kanë përfunduar.
“Përfundojnë përpara afatit punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar!
Falë angazhimit me mjete dhe punëtorë të shtuar punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar kanë përfunduar përpara parashikimit, duke mundësuar vijimin normal të qarkullimit në aksin Tiranë–Durrës.
Sot, qarkullimi në aksin Tiranë–Durrës do të vijojë normalisht.”- thuhet në njoftimin e ARRSH-së.
Ky aks u bllokua të premtën në orën 23:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm. Qarkullimi për automjetet u devijua në dy korsitë në anën e majtë të rrugës, ndërsa lëvizja drejt aeroportit vazhdoi normalisht./ZËRI