Aktualitet

Eksploziv në banesën e Ylli Zallës! Policia u njoftua nga gruaja e tij, por...dyshime se e ka vendosur vetë ai (PISTAT)

Sipas njoftimit të Policisë, si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në banesë, ndërsa ka marrë flakë dhe është djegur edhe automjeti në pronësi të Zallës, i cili ishte i parkuar pranë banesës.

zh.ll
Eksploziv në banesën e Ylli Zallës! Policia u njoftua nga gruaja
vendngjarje-ylli zalla

KRUJË- Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në fshatin Zallë të Fushë Krujës. Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në banesën e Ylli Zallës, person i shpallur në kërim për atentatin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. 

Sipas njoftimit të Policisë, si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në banesë, ndërsa ka marrë flakë dhe është djegur edhe automjeti në pronësi të Zallës, i cili ishte i parkuar pranë banesës.

Eksploziv në banesën e Ylli Zallës! Policia u njoftua nga gruaja
banesa dhe automjeti i ylli zalles

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e banesës së shtetasit Y. Z., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte i parkuar pranë banesës.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Sipas burimeve, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës. Por, mësohet se ngjarja ëshë raportuar mëngjesin e sotëm në Polici nga gruaja e Ylli Zallës, e cila ndodhej në Itali. Nga ana tjetër, hetuesit po verifikojnë disa pista, ku njëra prej tyre është mundësia që lënda plasëse të jetë vendosur nga vetë Zalla. Mëgjithatë, ky variant po verifikohet nga autoritetet ndërësa rrethanat e ngjarjes mbeten ende në hetim. Gjithashtu, një tjetër pistë është dhe ajo e inskenimit pasi Zall mund të jetë larguar ilegalisht nga vendi, dhe mund të kërkojë azil me pretendimin se i rrezikohet jeta pasi ndodhet nën kërcënim.

Hetuesit kanë ngritur dyshime, pasi, po sipas buriemve, fillimisht bashkëshortja e tij ka pretenduar se krahas lëndës plasëse ishte gjetur edhe një letër kërcënuese. Më pas, ky pretendim është tërhequr, duke ngritur dyshime te hetuesit.

Zbardhja e ngjarjes mund të bëhet akoma dhe më e vështirë pas në zonën pranë banesës nuk ka kamera sigurie që mund të kenë dokumentuar momentin e shpërthimit, apo persona të dyshuar.

Kush është Ylli Zalla

Zalla rezulton i shpallur në kërkim edhe për dy arsenale armësh një në Zall dhe një në Nikël. 49-vjeçari rezulton person me precedentë penalë për trafik armësh dhe vendosje eksplozivi, si dhe njihet edhe për rekrutime të shqiptarëve në ISIS.

Arsenali i tij në Nikël u zbulua tre ditë pas atentatit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Ndërkohë dyshohet se mjeti tip 'Toyota Yaris' i autorëve të atentatit në Rinas doli nga banesa e Ylli Zallës./ZËRI

Poll

MOS HUMB