Aktualitet

Sherr te "Orange Club" në Sarandë! Përplasen badigardët me efektivët, goditet me grusht edhe Shefi i Krimeve (DETAJE)

Mësohet se punonjësit e sigurisë së lokalit dhe disa efektivë policie janë përfshirë në një përplasje fizike, pasi disa badigardë dyshohet se po dhunonin një person jashtë ambienteve të klubit.

zh.ll
Sherr te "Orange Club" në Sarandë! Përplasen
pamje-sarande

SARANDË- Një incident i tensionuar është regjistruar pranë ambienteve të “Orange Club” në Sarandë, i cili ka përfundua rme ndërhyrjen e "Shqiponjave".

Mësohet se punonjësit e sigurisë së lokalit dhe disa efektivë policie janë përfshirë në një përplasje fizike, pasi disa badigardë dyshohet se po dhunonin një person jashtë ambienteve të klubit. Burime bëjnë me dije se në momentin e përplasjes, pranë vendit të ngjarjes ndodhej edhe shefi i Krimeve të Sarandës, Mateo Bakalli, i cili ka ndërhyrë për të ndarë palët. 

Por, situata është përshkallëzuar pasi dyshohet se gjatë ndërhyrjes, punonjësit e sigurisë kanë goditur efektivët. Gjithashtu, është goditur edhe Shefi i Krimeve, për të cilin u raportua më herët se ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë, ndërsa është paraqitur në spital në mëngjes, me hematoma në sy e lëndime të tjera.

Për t'u ardhur në ndihmë efektivëve kanë ndërhyrë edhe forcat "Shqiponja", ndërsa më pas është bërë i mundur edhe shoqërimi i disa personave, ku raportohet se janë ndalur të paktën 4 badigardë.

Megjithatë, rrethanat e konfliktit dhe motivet që çuan në përshkallëzimin e tij mbeten ende të paqarta. Ndërkohë që pritet në vijim që Policia e Shtetit të japë informacion zyrtar për ngjarjen dhe masat e marra ndaj personave të përfshirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB