Aktualitet

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit në 2018, arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari, pritet esktradimi

Hoxhallari dyshohet se ishte organizatori dhe porositësi i ekzekutimit dhe akuzohet se në bashkëpunim me një shtetas grek dhe persona të tjerë vrau me armë zjarri Devi Kasmin në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

zh.ll
I dënuar me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit në
pamje nga arrestimi i aurel hoxhallarit

TIRANË- Aurel Hoxhallari, i cili ishte shpallur në kërkim prej vitit 2018 për vrasjen e Devi Kasmit, është arrestuar në Rumani me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Hoxhallari dyshohet se ishte organizatori dhe porositësi i ekzekutimit dhe akuzohet se në bashkëpunim me një shtetas grek dhe persona të tjerë vrau me armë zjarri Devi Kasmin në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit në
devi kasmi-aurel hoxhallari

Për këtë ngjarje, GJKKO e shpalli fajtor dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, si dhe për disa vepra të tjera penale. Me burg përjetë u dënua edhe shtetasi grek Eftimio Eftimiu.

Njoftimi i policisë:

Në Rumani, autoritetet rumune kanë bërë arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar A. H., 49 vjeç, lindur në Tiranë.

Shtetasi A. H. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në prill të vitit 2018, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Më datë 29.01.2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, dyshohet se shtetasi A. H., në bashkëpunim me një shtetas grek dhe shtetas të tjerë, të organizuar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin shqiptar D. K.

Në banesat e tyre, Policia sekuestroi 9 armë zjarri, 130 kg lëndë narkotike (kanabis), si dhe një numër të madh bimësh kanabisi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë dhe rumunë, vijon veprimet për finalizimin e procedurave për ekstradimin e këtyre shtetasve.

Si ndodhi krimi në Tiranë?

Devi Kasmi u ekzekutua në Tiranë, pas një pritje të ngritur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Dy persona me motoçikletë, shtinë mbi 41-vjeçarin, duke e lënë të vdekur. Ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre. Identifikimi i grekut Eftimi Eftimiut u bë nga kamerat e sigurisë ku duket një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi e më pas largohen me të njëjtin mjet  Porositës i vrasjes dyshohet se është Aurel Hoxhallari. Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale Hoxhallari ka paguar për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek./ZËRI

Poll

MOS HUMB