Aktualitet

Fshiu çdo mesazh nga telefoni i Loshit, lirohet nga qelia i dashuri i efektives së vetëvrarë

Nika ishte djali i kolegut të efektives, dhe dyshohet se njohja e tyre ishte bërë familjare

E.K
Fshiu çdo mesazh nga telefoni i Loshit, lirohet nga qelia i dashuri i
Aldorjana Loshi

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur që të nxjerrë nga qelia të dashurin e efektives së policisë që i dha fund jetës, Aldorjana Loshi. Për Endri Nikën, Gjykata ka caktuar masën e arrestit të shtëpisë, pasu akuzohet për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Ditën e ngjarjes Nika ka shkuar në banesën e viktimës dhe ka fshirë të gjitha mesazhet që ka pasur me të. Mes dy të rinjve dyshohet se ka pasur konflikte të vazhdueshme që e kanë çuar të renë drejt ndërmarrjes së aktit fatal.

Efektivja pas një bisede më të riun, i ka treguar këtij të fundit se nëse do të vinte në banesë, derën do ta gjente të hapur.

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, Zoti të ruajt,"- i ka shkruar ajo gjatë një debati. Mesazhi ka shqetësuar të riun, i cili ka shkuar në banesën e saj, duke e gjetur të vdekur me një plumb në zemër. 

Ashtu siç rrëfen vetë Endri Nika, 28 vjeç, pasi ka parë të dashurën pa jetë, në gjendje të rënduar psikologjike ka marrë telefonin e saj dhe ka fshirë bisedat që kishin zhvilluar së bashku dhe më pas ka njoftuar Policinë e Shtetit. Por nuk i ka pritur në banesë, duke u larguar prej aty. 

Aldorjana Loshi jetonte në rrugën “Ali Demi” në Tiranë dhe prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5, si patrullë e përgjithshme. Efektivja nuk e kishte babanë dhe jetonte me nënën dhe një vëlla më të vogël. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë se përse ajo i mori jetën vetes pasi sipas kolegëve të saj, e reja nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim ose shenjë që kishte probleme aq sa mund t'i merrte jetën vetes. Por për të zbardhur gjithë misterin, një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB