Aktualitet

“S'kam avokat”/ Shtyhet për 7 qershor seanca në Apelin e GJKKO për Fredi Belerin

Fredi Beleri nuk ishte i pranishëm në sallë duke u shprehur se nuk dëshironte që të ishte pjesë e proceseve gjyqësore, pasi nuk kishte zgjedhur asnjë avokat. 

k.m.
“S'kam avokat”/ Shtyhet për 7 qershor seanca në
Fredi Beleri

TIRANË- Shtyhet seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, të dy të dënuar për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Por në seancën e sotme, Beleri nuk ishte i pranishëm në sallë duke u shprehur se nuk dëshironte që të ishte pjesë e proceseve gjyqësore, pasi nuk kishte zgjedhur asnjë avokat. 

Edhe pse Kokaveshi, i cili ishte i pranishëm në Apelin e GJKKO-së, sërish u ankua për mungesën e avokatit. Të gjendur përballë kësaj situate, Apeli i GJKKO dy avokatët, Edmond Dema dhe Artjon Lasa për të mbrojtur kryebashkiakun e zgjedhur, por vetë Beleri ka kërkuar Geni Gjyzarin. Por duket se ngërçi do të vazhdojë pasi Gjyzari ka firmosur një shkresë ku ka refuzuar të jetë përfaqësues ligjor i Belerit dhe Kokaveshit.

Kështu që duke marrë parasysh se për Belerin nuk kishte asnjë avokat dhe përfaqësuesit ligjorë të zgjedhur nuk ishin të njohur me aktet e dosjes, seanca u shty për në 7 qershor.

Bleri u shpall fajtor më 5 mars për blerje votash dhe u dënua me dy vite heqje lirie nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me tre vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar që më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës. Ai u prangos 48 orë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, por prangosja dhe dënimi i tij ka acaruar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pala greke pretendon se e gjitha po bëhet për të "mbytur' minoritetin grek në Shqipëri, akuza që i ka rrëzuar vetë kryeministri Edi Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB