Aktualitet

Përdorte shtëpinë e marrë me qira për të magazinuar kanabisin, arrestohet polici në Fier

Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i Policisë, i identifikuar me inicialet L. G., e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.

k.m.

 

Përdorte shtëpinë e marrë me qira për të
Kanabisi

 

FIER- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një punonjës policie dhe tre persona të tjerë, të cilët akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i Policisë, i identifikuar me inicialet L. G., e përdorte banesën që kishte marrë me qera për të magazinuar lëndën narkotike. Në banesën e tij kanë gjetur një sasi të vogël lënde narkotike, rreth 500 gr kanabis.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, i cili u finalizua gjatë operacionit të datës 24.05.2024 me arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve (mes tyre një punonjës policie) dhe procedimin e 2 shtetasve të tjerë, të dyshuar për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, ka kryer veprimet hetimore, duke bërë të mundur sigurimin e të dhënave, nga të cilat është ushtruar kontroll në një banesë të marrë me qera nga punonjësi i policisë L. G., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva”, thuhet në njoftim./ZËRI

Poll

MOS HUMB