Aktualitet

Policja i dha fund jetës/ Arrestohet i dashuri, MESAZHI i fundit: Derën e ke hapur

21-vjeçarja Aldorjana Loshi mesazhin e fundit ja ka drejtuar të dashurit të saj.

f.t
Policja i dha fund jetës/ Arrestohet i dashuri, MESAZHI i fundit:
Aldorjana Loshi

TIRANË- Është arrestuar i dashuri i efektives së policisë, e cila i dha fund jetës me armën e shërbimit pasditen e djeshme në Tiranë. I dashuri akuzohet për pengim të zbulimit të vërtetës. Burimet bëjnë me dije se Endri Nika fshiu mesazhet në telefon me policen. 21-vjeçarja Aldorjana Loshi mesazhin e fundit ja ka drejtuar të dashurit të saj, të cilin duket se po e priste t'i shkonte në banesën e saj aty ku dhe vendosi të merrte vendimin makabër.

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruajtur e reja të dashurit të saj.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën "Todi Shkurti", është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.

21-vjeçarja është gjetur pa shenja në banesën e saj në rrugën 'Ali Demi'. Mësohet se kanë qënë fqinjët ata që kanë dëgjuar të shtënat me armë dhe kanë njoftuar policinë. Viktima mësohet se kishte rreth një vit e gjysmë që punonte si efektive e patrullës në Kamëz. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes së rëndë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB