Aktualitet

"Do e gjej forcën në dhimbje"! Vrau veten me armën e shërbimit, çfarë shkruante 21-vjeçarja në rrjetet sociale

Efektivja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla më të vogël.

f.t
"Do e gjej forcën në dhimbje"! Vrau veten me armën e
Aldorjana Loshi

TIRANË-Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë ku efektivja 21-vjeçare Aldorjana Loshi u vëtëvra me armën e shërbimit në banesë. 21-vjeçarja jetonte vëtëm në banesën me qira në "Ali Dem". Efektivja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla më të vogël. Duket se gjendja psikologjike e të resë ka qenë e rënduar edhe për këtë arsye pasi në rrjetet sociale ajo shkruante se babai është dashuria e parë e një vajze dhe se do e gjej forcën në dhimbje.

"Babai është dashuria e parë e çdo vajze. Do e gjeje forcën në dhimbje", - shkruante efektivja e Loshi në rrjetet sociale.

"Do e gjej forcën në dhimbje"! Vrau veten me armën e
PROFILI I POLICES

21-vjeçarja është gjetur pa shenja në banesën e saj në rrugën 'Ali Demi'. Mësohet se kanë qënë fqinjët ata që kanë dëgjuar të shtënat me armë dhe kanë njoftuar policinë. Viktima mësohet se kishte rreth një vit e gjysmë që punonte si efektive e patrullës në Kamëz. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes së rëndë. Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e efektives 21-vjeçare Aldorjana Loshi. Burime bëjnë me dije se çifti kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetrin. Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë. I riu tha se nuk kishte mundur të lidhej me të në telefon.

Sipas informacioneve gjatë turnit të një dite më parë ajo nuk ka shfaqur asnjë shqetësim që mund të shkaktonte dyshime se do të ndërmerrte aktin e vetëflijimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB