Aktualitet

E rëndë në Itali! 42-vjeçarja shqiptare tenton të vrasë fqinjet, plagos me thikë nënë e bijë

Pa asnjë arsye, shqiptarja ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë nënë e bijë.

f.t
E rëndë në Itali! 42-vjeçarja shqiptare tenton të
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Një 42- vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia për plagosje të dyfishtë ndaj fqinjeve të saja, në Pavia të Italisë. Mediat italiane raportojnë se 42-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të saj mbrëmjen e së mëkurës, rreth orës 18:00. Ajo ka gjetur në shtëpi një të moshuar 90 vjeçare dhe vajzën e saj, 62-vjeçare.

Pa asnjë arsye, shqiptarja ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë nënë e bijë, në pjesët e sipërme të trupit. Më pas gruaja është fshehur në një oborr të brendshëm të shtëpisë, ende me thikën në dorë. Pasi karabinierët lokalizuan 42- vjeçaren, sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e ftohtë.

Mësohet se nënë e bijë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në spital. Gjithashtu në spital është dërguar dhe 42-vjeçarja shqiptare, e cila po mbahet në departamentin e psikiatrisë për hetimet e nevojshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB