
TIRANË- Një efektive e policisë ka vrarë veten me armën e shërbimit. Sipas informacioneve 21-vjeçarja, Aldorjana Loshi punonte si efektive në komisariatin nr.5 në Kamëz. 21-vjeçarja është gjetur pa shenja në banesën e saj në rrugën 'Ali Demi'. Mësohet se kanë qënë fqinjët ata që kanë dëgjuar të shtënat me armë dhe kanë njoftuar policinë. Viktima mësohet se kishte rreth një vit e gjysmë që punonte si efektive e patrullës në Kamëz. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes së rëndë.
Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e efektives 21-vjeçare Aldorjana Loshi. Burime bëjnë me dije se çifti kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetrin. Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë. I riu tha se nuk kishte mundur të lidhej me të në telefon.
Efektivja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla më të vogël. Ajo shkruante në rrjete sociale se babai është dashuria e parë e një vajze dhe se do e gjej forcën në dhimbje.
"Babai është dashuria e parë e çdo vajze. Do e gjeje forcën në dhimbje", shkruante efektivja.
Njoftmi i policisë:
Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën "Ali Demi", është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet./ZËRI