
TIRANË- Një punonjës i Gardës së Republikës është vetëplagosur me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 18.00 të pasdites. 28-vjeçari, i identifikuar me inicialet F.S. është paraqitur vetë për të marrë ndihmën e parë në spitalin Universitar "Nënë Teresa". Megjithatë edhe pse ngjarja mendohet të jetë aksidentale, hetimet kanë nisur për të zbardhur dinamikën e plotë. Kjo për shkak se ka marrë dy plagë plumbi, një në këmbë dhe një dorë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit. Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI