Aktualitet

Edhe një muaj pritje për popullsinë/ Dhuli: Të dhënat kryesore të Censit do publikohen më 28 qershor

Pas censusit të zhvilluar në të gjithë vendin, pritej që në datën 19 qershor, Instituti i Statistikave të publikonte të gjitha të dhënat e grumbulluara nga pyetësori.

k.m.
Edhe një muaj pritje për popullsinë/ Dhuli: Të dhënat
Elsa Dhuli

TIRANË- Ka një tjetër shtyrje të datës së publikimit të të dhënave të Instat. Pas censusit të zhvilluar në të gjithë vendin, pritej që në datën 19 qershor, Instituti i Statistikave të publikonte të gjitha të dhënat e grumbulluara nga pyetësori. Por sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli deklaroi se një konferencë paraprake do të mbahet më 28 qershor.

"Në qershor do të publikojmë rezultatet kryesore, në tetor do të kemi të ngritur të gjithë platformën,"-bëri me dije Dhuli në fjalën e saj.

Dhuli gjithashtu është pyetur nga deputetët lidhur me sulmin kibernetik të disa muajve më parë, ndaj sqaroi se të dhënat nuk janë prekur pasi ishin të ruajtura në një databasë tjetër, jo në atë të INSTAT. Në fjalën e saj para deputetëve, drejtoresha e Institutit të Statistikave shtoi gjithashtu se nga sulmi kibernetik, 40 kompjutera ishin të infektuar, por vetëm 6 prej tyre ishin dëmtuar pjesërisht nga sulmi kibernetik. 

"Ishte një rast i paprecedentë, në momentin e duhur bashkëpunuam me institucionet përgjegjëse në vend. Patjetër që kishim një periudhë pauze. Nga 40 të kompjuterave të infektuar, vetëm 6 ishin të dëmtuar pjesërisht. Databasa nuk është prekur sepse ishte e ruajtur në sisteme të tjera. Kemi kërkuar ndjesë publike. Është ringritur databaza. Ne bëjmë njoftime të vazhdueshme kur punojmë për ringritjen. Për të ruajtur databasën jemi të detyruar që të mbajmë një orë zyrtare. Në fund të këtij muaji databasa do të jetë aktive,"-sqaroi ajo.

Por gjatë raportimit për aktivitetin vjetor të INSTAT në Komisionin e Ekonomisë, deputetët shprehën rezerva si për afatin e publikimit të rezultateve të Censit, por edhe për cilësinë dhe vërtetësinë e të dhënave.

Pse është shtyrë publikimi i censusit? Ka pretendime që numri i shqiptarëve që jetojnë këtu është nën 1.7 milionë dhe kjo është arsyeja që është shtyrë censusi. Herë të tjera censusi është zhvilluar me anketime fizike dhe këtë radhë është online, supozohej të kryhej në një kohë rekord. Të paktën për numrin e popullsisë,”- tha deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho. Por si përgjigje, Dhuli u shpjegoi se prezantimi në qershor është "arritje".

“Kemi qenë shumë ambicizionë për ta publikuar në qershor, sepse vendet e tjera e kanë publikuar edhe shumë më vonë se 6 muaj. Gjithë angazhimi ka qenë për tu mbuluar 100%,”- tha Dhuli.

Shqipëria, korrikun e vitit 2022, u vu nën një sulm kibernetik, që pas një hetimi u zbulua se kishte ardhur nga Republika Islamike e Iranit, por në shtator sulmi ndodhi sërish, e kësaj here në "pre" ra edhe Instituti i Statistikave. 

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 nisi punën më 18 shtator dhe ishte parashikuar të zgjaste 6 javë, por që u shty deri më 15 nëntor pasi koha e caktuar fillmisht ishte e pamjaftueshme. Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Që prej Censit të vitit 1989, metodologjia e tij ka ndjekur gjithnjë e më shumë rekomandimet ndërkombëtare për kryerjen e Censit./ZËRI

Poll

MOS HUMB