
TIRANË- Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me dosjen hetimore ndaj mjekut Dervish Hasi, i cili akuzohet nga Prokuroria për veprat penale ‘pornografia’ dhe ‘marrëdhënie seksuale me të mitura’.
Në dosje thuhet se kallëzimi për Hasin është bërë pranë Komisariatit nr 1 në Tiranë nga babai i 16-vjeçares. Babai ka thënë se mjeku është në një marrëdhënie me vajzën e tij të mitur prej 2 vitesh. Ai ka thënë përpara oficerëve të policisë se mjeku i ka bërë lavazh truri vajzës së tij, pasi e bija nuk pranon që të ndahet nga Hasi. Babai ka deklaruar se kishte dijeni prej 2 vitesh se Hasi ishte në lidhje me vajzën e tij. Ai tha se nuk ka denoncuar më parë, pasi e bija i kishte thënë, se nëse do ta bënte, do të kryente vetëvrasje.
Pjesë nga dosja në ngarkim të mjekut Dervish Hasi:
Në Komisariatin e Policisë Nr.1 është paraqitur shtetasi D. D., i cili ka kallëzuar se vajza e tij e mitur, me inicialet D. D. e datëlindjes 27.03.2007, prej një periudhe prej 2 vitesh ka një marrëdhënie intime me mjekun kardiokirurg Dervish Hasi. Prindërit shprehen se nuk kanë dyshime të arsyeshme nëse mjeku ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën.
Të dy prindërit deklarojne se i kanë kërkuar mjekut të mos ketë asnjë marrëdhënie me vajzën e tyre, edhe për shkak se vajza ka shfaqur edhe probleme shendetësore, si ato të shëndetit mendor, të dy prindërit dyshojnë se mjeku mund t’i ketë berë lavazh truri vajzës së tyre. Ata i kanë kërkuar disa herë mjekut të mos kishte me kontakte me vajzën, ndërsa vajza gjithmonë e ka refuzuar moskontaktin me mjekun, duke u shprehur se nëse do ndahej prej tij, do të vriste veten.
Në kallëzim, babai i vajzës shprehet se për periudhën dyvjecare e bija mund te jetë takuar mbi pesëdhjetë herë me mjekun. Të dy prindërit kërkuan me ngulm që vajza mos të thirret dhe mos të pyetet në polici, pasi sipas tyre, kjo do t’i shkaktonte trauma. Gjithashtu të dy prindërit e vajzës minorene i kanë kërkuar me ngulm mjekut Dervish Hasi të mos ketë kontakte me vajzën, gjë e cila është refuzuar nga ana e mjekut me pretendimin: “S’po bëjmë asgjë të keqe”.
Vajza në deklaratën e saj ka pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e të dyve. Ajo tha se është besimtare dhe është indoktrinuar se mashkullit ia lejon feja të ketë disa gra. Më datë 17.01.2024 në prani të psikologut, punonjësit social si dhe prindit të saj, i është marrë deklarim shtetases së mitur D. D., e cila ka deklaruar se është praktikante e fesë myslimane dhe se e lejon feja martesën e meshkujve me shumë partnerë.
Ajo pohon faktin se në moshën 14-vjeçare është njohur me shtetasin Dervish Hasi. Ajo pohon faktin se i ka bërë me dije me Dervishit moshën e saj 14-vjeçare, pastaj kanë vazhduar komunikimin, ku të dy i kanë shprehur pëlqimin dhe dashurinë njëri-tjetrit. Pas një viti, përafërsisht në moshën 16-vjeçare ata kanë kryer marrëdhënie me njëri-tjetrin”.
Dervish Hasi tashmë është arrestuar dhe ndodhet në burg. Ai akuzohet për pornografi dhe marrëdhënie seksuale me të mitura.
16-vjeçarja që u bë gruaja e katërt e Dervish Hasit: Kemi kryer disa herë marrëdhënie, na martoi një hoxhë
Pas akuzave ndaj mjekut Dervish Hasi për ‘pornografi’ dhe ‘kryerja e marrëdhënieve seksuale me të mitura’, është zbardhur edhe dëshmia e 16-vjeçares, që bashkëjetonte me të. Ajo ka thënë se me mjekun Hasi është lidhur me dëshirën e saj dhe çdo veprim me të e ka kryer në vetëdije të plotë. 16-vjeçarja tha se është njohur me mjekun, që kur ai ka qenë 41 vjeç dhe se ishte në dijeni se Hasi kishte edhe 3 gra të tjera. Në dëshminë e saj, 16-vjeçarja ka zbuluar se është martuar me Dervish Hasin një vit më parë. Ajo tha se kanë bërë martesë përpara një viti, sipas një dokumenti fetar të quajtur ‘Nikah’. Kjo martesë është bërë në prani të një hoxhe.
“Na ka martuar një hoxhë”, ka thënë 16-vjeçarja përpara hetuesve. Ajo tha se është praktikante e rregullt e fesë islame dhe feja, sipas saj, e lejon që bashkëshorti të ketë disa partnere. Në dosjen hetimore thuhet se e mitura ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me Hasin. Gjykata e Tiranës ka lënë mjekun Dervish Hasin në burg. Ai akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren. Ndaj mjekut rëndon edhe akuza për pornografi, pasi 42-vjeçari kishte krijuar një grup në Whatsapp, ku shpërndante video seksi në grup. Mjeku ra në pranga për shfrytëzim prostitucioni dhe është pezulluar edhe nga QSUT. Hasi ishte besimtar mysliman dhe të gjithë që e njihnin e dinin se kishte 3 gra në shtëpi./ZËRI/