
TIRANË- Avokati i kirurgut të “Senatoriumit”, Dervish Hasi, Roland Islami, ka bërë deklarata shokuese në studion e emisionit Opinion. Sipas tij 14-vjeçarja ka qenë vetë e para që ka tentuar që të lidhë kontakt me mjekun Hasi, duke i dërguar atij zemra.
“14-vjeçarja ka pasur një të afërme të vetën në spital dhe atje i ka marrë numrin doktorit. Pas disa kohësh ka vazhduar t’i shkruante doktorit, i çonte zemra, kukulla duke përdorur ËhatsAppin e vetë. Doktori e ka refuzuar fillimisht. Ajo i ka shkruar. Dhe pastaj ka rënë duke krijuar një lidhje por gjithmonë pa asnjë trysni edhe me pëlqimin e prindërve. 1 vit komunikim me një femër, e sfidoj mashkullin më të mirë dhe të mos bjerë në këtë”, u shpreh avokati.
Avokati i Dervish Hasit insistoi se mjeku 42-vjeçar nuk ka bërë asnjë shkelje të Kodit Penal, por vetëm atë moral. Roland Islami thotë se Dervis Hasi ka pasur 4 të dashura, të cilat i quan gra, teksa ka thënë se sipas tij, është më mirë që nuk i ka mbajtur fshehtas.
Nga ana tjetër, avokatja Alesia Balliu është revoltuar nga deklaratat e avokatit Roland Islami, të cilit i ka thënë që po mbështet një kauzë amorale.
Roland Islami: Legjislacioni jonë, Kodi i Familjes në nenin 7 e ka rregulluar bashkëjetesën para noterit, citon: 2 persona mund të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin dhe të vendosin para noterit të drejtat dhe detyrimet që vijnë. I martuar ose i pamartuar…
Blendi Fevziu: Nuk thotë martesë dhe disa bashkëjetesa.
Alesia Balliu: Ti po flet për amoralitet në këtë studio duke dhënë një mesazh shumë të gabuar për shoqërinë.
Blendi Fevziu: Të dashurat nuk ndalohen me ligj, por ai thotë se i ka pasur gra.
Roland Islami: Të dashurat i ka pasur dhe i quan gra.
Alesia Balliu: Nga bashkëjetuese, kalove tek të dashura. Të paktën qëndroji një linje.
Roland Islami: Ku është ndryshimi mes të dashurës dhe bashkëjetueses? Apo se e dashura mbahet fshehtas dhe bashkëjetuesja bëhet publike? Më mirë një k*rvëri fshehtas se sa një k*rvëri publike?
Alesia Balliu: Ti po mbështet një kauzë amorale.
Roland Islami: Po flasim për gjëra që i ka bërë publike me prindërit, s’ka k*rvëruar fshehtas. Ti po legjitimon k*rvërinë dhe fsheh gjënë publike.
Alesia Balliu: Prindërit për çfarë e akuzuan? Që është çdo gjë kaq normale sa e bën ti në këtë studio? Po jo pra!
Roland Islami: Është krejtësisht normale përderisa është pëlqimi i të dy palëve në mes.
42-vjeçari, Dervish Hasi ushtronte profesionin e mjekut kardiokirurg në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” prej vitit 2021, kohë në të cilën u hap ky shërbim edhe në këtë spital. Ai akuzohet për trafikim të të miturve dhe pornografi.
/ZËRI