Video

Shokon avokati: Hasi s'k*rvëronte fshehtas

Islami tha se 14-vjeçarja që abuzohej prej dy vitesh nga Hasi, ka qenë vetë e para që ka tentuar që të lidhë kontakt me mjekun përmes mesazheve me ikona në formë zemre, duke justifikuar kështu veprën penale.

F.m
Shokon avokati: Hasi s'k*rvëronte fshehtas
Dervish Hasi dhe Roland Islami

TIRANË- Avokati i kardio-kirurgut Dervish Hasi që përfundoi pas hekurave për abuzim seksual me një 16-vjeçare ka shokuar opinionin publik me deklaratën e tij. I ftuar në Opinion, avokati Roland Islami tha se 14-vjeçarja që abuzohej prej dy vitesh nga Hasi, ka qenë vetë e para që ka tentuar që të lidhë kontakt me mjekun përmes mesazheve me ikona në formë zemre, duke justifikuar kështu veprën penale. Madje Islami shtoi se Hasi ka pasur 4 të dashura, të cilat i quan gra, por që sipas tij, është më mirë që i ka bërë publike dhe nuk i ka mbajtur të fshehta.

“14-vjeçarja i ka marrë numrin doktorit dhe ka vazhduar t’i shkruante, i çonte zemra, kukulla. Doktori e ka refuzuar fillimisht, por pastaj ka rënë duke krijuar një lidhje por gjithmonë pa asnjë trysni edhe me pëlqimin e prindërve. Ka pasur 4 të dashura që i quan gra. Po flasim për gjëra që i ka bërë publike me prindërit, s’ka k*rvëruar fshehtas,"- tha Islami.

42-vjeçari, Dervish Hasi ushtronte profesionin e mjekut kardiokirurg në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Ai ndodhet pas hekurave dhe akuzohet për trafikim të të miturve e pornografi.

Poll

MOS HUMB