
TIRANË- Të gjithë ata që zotërojnë një makinë luksoze do të duhet që të justifikojnë mënyrën se si e kanë blerë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe ajo e Transportit Rrugor pritet që të ngrenë një sistem të hetimit pasuror që do të angazhohet pikërisht me këtë çështje. Vlera e makinës do të vihet përballë të ardhurave personale të zotëruesit të saj, në mënyrë që të vërtetohet nëse është blerë me para që nuk janë përfituar nga aktivitete të paligjshme ose jo.
Në të kundërt, pronari i mjetit do të referohet për hetime të mëtejshme. Ky lloj sistemi pritet të ngrihet brenda vitit 2026 dhe ka për qëllim reduktimin e qarkullimit të parave ‘cash’ dhe të pasurisë informale, një funksion i ngjashë me atë të Operacionit Forca e Ligjit.