Video

‘Shakaja’ që tmerroi gjyqtaren Arnisa Këlliçi

4 ditë më parë, më 19 janar, gazetarja ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një ndodhi mes kolegëve gjyqtarë.

k.m.
‘Shakaja’ që tmerroi gjyqtaren Arnisa Këlliçi
Arnisa Këlliçi

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar se gjyqtarja Arnisa Këlliçi është kërcënuar si pasojë e një konflikti ka nisur brenda për brenda ambienteve të Gjykatës. Sipas saj, mendohet se shkak është bërë një shaka mes kolegëve. 4 ditë më parë, më 19 janar, gazetarja ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një ndodhi mes kolegëve gjyqtarë. Nuk përmendi emra, por se për kë bëhej fjalë e zbuloi sot.

“Histori e vërtetë, por po e them në formën e barcaletës. Dikush bëri sikur telefonoi një mike gjyqtare pranë gjykatës anti-korrupsion. Në prani të dy gjyqtarëve dhe një prokurori të juridiksionit të përgjithshëm. Kur e mbylli telefonin u tha këtyre të treve: -Më tregoi gjyqtarja që jeni në përgjim, çfarë keni bërë? Personi 1, sapo e dëgjoi këtë gjë mori makinën dhe iku nga Tirana; Personi 2, largoi fëmijët nga banesa dhe u ul duke pritur arrestimin; Personi 3, nisi ndërhyrjet për të mësuar diçka më tepër për përgjimin.”

Është pikërisht gjyqtarja Këlliçi ajo që bëri shakanë me 3 kolegët, të cilët menduan se vërtetë ishin në përgjim nga SPAK. Deri më tani, identiteti i tyre ende nuk dihet, por mesa duket janë në ‘radar’ si të dyshuar lidhur me ngjarjen. Nëse do të ishin të qetë në detyrën e tyre, përse do të largoheshin nga vendi apo do të rrinin në pritje të një arrestimi nga SPAK? Tashmë është në dorën e kolegëve të tyre që ta zbulojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB