Video

‘Mbani dritaret mbyllur’, digjet magazina gjigande në Itali

Nuk dihet ende se çfarë mund të ketë shkaktuar zjarrin, mjete të shumta emergjente ndërhynë në vendngjarje

E.K
‘Mbani dritaret mbyllur’, digjet magazina gjigande në Itali
Rete e tymit

ITALI- Një zjarr i madh ka rënë në një magazinë industriale në Itali, e cila ka qenë e mbushur me vegla bujqësore.

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve të cilat kanë lëshuar një re të madhe tymi të dukshme nga autostrada. Në mbështetje të ekipeve nga selia e Monzas, kanë shkuar dhe komanda e zjarrfikësve të Milanos, me 5 ekipe.

Kryebashkiakja Monica Buzzini drejtuar qytetarëve: “Mbajini dritaret mbyllur”

Për momentin nuk raportohet për të lënduar apo helmuar. Kryetarja e bashkisë Cavenago Monica Buzzini ka publikuar një alarm në kanalet e rrjeteve sociale të Bashkisë për të ftuar qytetarët të mbajnë dritaret të mbyllura. 

Poll

MOS HUMB