Video

Në minus 14 gradë celcius, Putin zhytet në ujërat e ftohta

Presidenti rus, Vladimir Putin u zhyt në ujërat e akullta, për të shënuar festën ortodokse të Epifanisë.

D.XH
Në minus 14 gradë celcius, Putin zhytet në ujërat e ftohta
Vladimir Putin

RUSI – Presidenti rus Vladimir Putin ka lënë mënjanë rehatinë e tij dhe ka provuar një aventurë të re. Ai është zhytur në ujërat e akullta, për të shënuar festën ortodokse të Epifanisë.

Sipas asaj që kërkon rituali, Putin u zhyt në ujë tre herë, në emër të Atit, të Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Uji është bekuar nga një klerik vendas dhe besohet se ka fuqi shëruese dhe mbrojtëse.

Jo vetëm Putin u zhyt në ujëra të ftohta. Besimtarë të të gjitha moshave janë zhytyr në ujë, për të festuar ditën e shënuar për Kishën Ortodokse. Edhe pse në Rusi në këtë kohë temperaturat janë të ulëta dhe gjithashtu mosha e Putin është relativisht e madhe, ai sërish e ka provuar këtë sfidë disi ekstreme./ZËRI/

Poll

MOS HUMB