Aktualitet

Gjykata lë në burg kardiokirurgun Hasi, i ndryshon akuzën. E mitura merret në mbrojtje nga shteti

Arrestimi i Dervishit, nxiti dje dhe një reagim nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, të cilët distancohen nga të gjithë njerëzit që kryejnë marteaa poligame, sa kohë ato janë të ndaluara edhe me ligj në Shqipëri

E.K
Gjykata lë në burg kardiokirurgun Hasi, i ndryshon akuzën. E
Dervish Hasi

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg mjekun kardiokirurg Dervish Hasi, i cili u arrestua dy ditë më parë, nën akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur si dhe pornografi.

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar akuzën nga "prostitucion" që u akuzua fillimisht në "trafikim i të miturve" dhe "pornografi". Kjo për shkak se atij i janë gjetur në telefonin e tij video intime me të miturën, e cila është marrë në mbrojtje dhe kujdes nga ana e shtetit, dhe do të merret në pyetje për herë të dytë në praninë e psikologëve.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se vetë Hasi ka deklaruar se nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me të miturën, dhe se në banesën e tij ajo shkonte me dëshirë. Mirëpo videot me përmbajtje erotike që janë gjetur në celularin e tij, tregojnë se ata kanë pasur raport intim që prej dy vitesh. Ai e prezantonte vajzën e mitur, si gruan e tij të katërt. Ndërkohë që 3 gratë e tjera të tij kanë refuzuar që të flasin para hetuesve.

Familjarët e vajzës janë shprehur se në fillim kanë qenë pjesërisht dakord dhe nuk kishin zgjidhje tjetër për shkak se vajza ishte e bindur nga Hasi dhe, siç thanë ata, “kishim frikën e ndonjë veprimi nga ana e saj”. Për këtë shkak tashmë e mitura do të merret në kujdes nga shteti, si dhe do të asistohen me mbështetje psikologjike.

Arrestimi i Dervishit, nxiti dje dhe një reagim nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, të cilët distancohen nga të gjithë njerëzit që kryejnë marteaa poligame, sa kohë ato janë të ndaluara edhe me ligj në Shqipëri. Nga ana tjetër, ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra ngriti alarmin se rasti i mjekut nuk është i izoluar, dhe se janë disa grupime pseudoislame sipas tij që nxisin martesat poligame, e madje ka hoxhallarë që bëjnë kurorëzimin e këtyre çifteve. Martesa me më shumë se një grua është e ndaluar ligjërisht në vendin tonë.

Dervish Hasi nuk është një person i panjohur për policinë. Në vitin 2019, makinës së tij iu vu një sasi eksplozivi, ndërsa vetëm dy vite më vonë emri i tij doli në një hetim të SPAK lidhur me një grup që trafikonte armë dhe municione luftarake i zbërthyer nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku.

Pavarësisht se ky i fundit implikoi Hasin si një nga personat që kishte kthyer banesën e tij në vend për mbajtjen e armëve dhe municioneve, këto akuza nuk u provuan./ZËRI 

Poll

MOS HUMB