
TIRANË- Dervish Hasi kishte krijuar një shtëpi ferri në banesën e tij me 3 zonja dhe një të mitur, të cilat i cilësonte si gra. I veshur me pektun e besimtarit praktikant, 42-vjeçari kishte vendosur që t'i dedikohej pjesërisht besimit të tij, edhe pse mëkate kryente nga më të rëndat. Për më shumë se 2 vite abuzoi seksualisht me një të mitur. Pavarësisht predikimeve që merrte, mjeku kishte krijuar një grup chat-i me të miturën dhe me gratë e tjera, ku fliste dhe ndante video pornografike.
42-vjeçari përveç akteve monstruoze me të miturën, që kishte moshën e vajzës së tij të vogël, mjeku dilte kundër edhe betimit të Hipokratit.
Kur duhet që të ndihmonte çdo person që kërkonte ndihmë tek ai, mjeku në fakt kishte zgjedhur një rrugë tjetër për jetën e tij. Ditën shëronte njerëzit nga sëmundjet, ndërsa natën siguronte tritol dhe armë për bandat kriminale në kryeqytet. Në këtë rrugë kishte futur edhe të birin, me të cilin menaxhonte depon. Edhe pse nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk u provua dot që mjeku kishte gisht në disa prej ngjarjeve më tronditëse në kryeqytet. Mes tyre përmendim vrasjen e Santiago Malkos, dhe tritolin ndaj Gjon Menës.
Pikërisht për këto "punë të pista" që bënte në jetën e tij pas pune i kishin vendosur edhe tritol në vitin 2019, por Policia pistë kryesore kishte ndonjë hakmarrje për shkak të detyrës. Duket se nuk e merrte dot me mend që një mjek, të mos kishte përplasje me ndonjë pacient të pakënaqur nga shërbimi, por me një bandë që nuk kishte marrë armët në kohë për të kryer vrasjen e radhës. "Flamujtë e kuq" me gjasë ngriheshin përditë në komunitetin ku ai jetonte. Derisa një ditë dikush tha mjaft. Pas një ferri që zgjati më shumë se 2 vite, e mitura tashmë është e lirë. Askush nuk mund ta manipulojë më me fjalët "ty do të të bëj gruan time të katërt". Tashmë edhe ajo do të mundohet të jetojë një adoleshencë normale si të gjitha shoqet e saj...sa i përket Hasit, ai ka shumë për të dhënë për drejtësinë./ZËRI