Aktualitet

Burri i Ibrahimajt plagosi shokun, PD: Deklarata e Vocajt e rëndë, dëshmi se ligji nuk është i barabartë për të gjithë

Oriola Pampuri tha se deklarata që ngjarja nuk u publikua për shkak se nuk futej në ngjarjet sensitive, tregonte se për Policinë e Shtetit, ligji nuk është i barabartë për të gjithë.

k.m.
Burri i Ibrahimajt plagosi shokun, PD: Deklarata e Vocajt e rëndë,
Oriola Pampuri

TIRANË- Nënkryetarja e Partisë Demokratike (të vulës), Oriola Pampuri ka reaguar në një deklaratë për mediat pas qëndrimet të kryepolicit të Tiranës, Tonin Vocaj lidhur me plagosjen që shkaktoi burri i ministres Delina Ibrahimaj. Në fjalën e saj sot, Pampuri tha se deklarata që ngjarja nuk u publikua për shkak se nuk futej në ngjarjet sensitive, tregonte se për Policinë e Shtetit, ligji nuk është i barabartë për të gjithë.

"Përgjigjja e kryepolicit të Tiranës lidhur me rastin e bashkëshortit të ministres Ibrahimaj është i rëndë dhe vërteton pikërisht akuzën e PD që ligji në këtë vend nuk është i barabartë për të gjithë. Problemi i mospasqyrimit të lajmit nuk ka të bëjë me sensacionin, por me mbajtjen fshehur të ngjarjes pikërisht se i akuzuari ishte burri i ministres së qeverisë Rama. Ajo që e bën edhe më të rëndë është deklarata se ishte e pamundur shoqërimi dhe arrestimi i bashkëshortit të ministres, por materialet iu referuan prokurorisë. A është kjo e njëjta procedurë edhe për njerëzit e zakonshëm? Përse e kishte të vështirë policia e shtetit për ta shoqëruar dhe për ta proceduar bashkëshortin e ministres Ibrahimaj? Në cilën shtëpi u fsheh ai që policia nuk e gjeti dot dhe nuk arriti ta procedojë? Nëse një shqiptar i zakonshëm do të bënte një goditje për shkak të detyrës apo plagosje me thikë, a do të ishte e njëjtë sjellja e policisë së shtetit? Në qeverisjen e Edi Ramës shqiptarët nuk janë të barabartë! Ka disa që arrestohen për gjëra të vogla dhe të tjerë që "tolerohen" për gjëra të mëdha! Kjo është pabarazi! Rasti i burrit të ministres Ibrahimaj është pikërisht ky! Prandaj PD zotohet për barazi përpara ligjit për të gjithë! Vetëm kështu Shqipëria do të jetë e jetueshme për njerëzit,"- tha Pampuri.

Sot, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj teksa po prezantonte rezultatet e megaoperacionit 'Tempulli 3', është pyetur nga gazetarët edhe për rastin e goditjes së drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive nga bashkëshorti i ministres Delinda Ibrahimaj, Anri Ibrahimaj. Vocaj shprehet se është një rast që po e heton Prokuroria./ZËRI

Poll

MOS HUMB