Aktualitet

Zjarrfikësi kanosi me thikë dy kolegët e tij, përfundon në pranga

Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila në një njoftim për mediat, thotë se ka në Prokurori, punonjësin 52-vjeçar i cili kërcënoi kolegët.

k.m.
Zjarrfikësi kanosi me thikë dy kolegët e tij, përfundon
Foto ilustruese

KAVAJË- Një konflikt i çastit mes punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës në Kavajë bëri që njëri prej tyre të kërcënonte me thikë dy të tjerë me thikë. Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila në një njoftim për mediat, thotë se ka në Prokurori, punonjësin 52-vjeçar i cili kërcënoi kolegët.

NJOFTIMI I PLOTË:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës materialet procedurale në ngarkim të punonjësit të MZSH-Kavajë, T. R., 52 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosje”. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe deklarimeve të marra, rezulton se shtetasi T. R. ka kanosur me thikë pas një konflikti të çastit, dy kolegët e tij, të cilët ndodheshin në krye të detyrës. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

Poll

MOS HUMB