
TIRANË- "Johnson & Johnson" tha se do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur shumicën e padive të ngritura nga gratë që iu shkaktua "mesothelioma", një lloj kanceri vezoresh që lidhet me përdorimin e produkteve të talkut. Sipas mediave të huaja, do të vërtetohet nëse 75% e paditësve do ta pranojnë ofertën e kompanisë.
"Ky plan është kulmi i strategjisë sonë të zgjidhjes konsensuale. Që nga ajo datë, grupi ka punuar me avokatë që përfaqësojnë shumicën dërrmuese të pretenduesve për të gjetur një zgjidhje për këtë mosmarrëveshje, të cilën ne e parashikojmë me këtë plan,"- tha në një deklaratë Erik Haas, nënkryetar i çështjeve ligjore në J&J.
Sipas njoftimit, J&J ka rënë dakord të paguajë afërsisht 6,475 miliardë dollarë gjatë 25 viteve për pretendimet që lidhen me problemet e vezoreve (99,75% e padive aktuale). Shumë nga paditë e ngritura kundër J&J u ngritën nga gra që pretenduan se kishin kancer në vezore pasi përdorën pudër për fëmijë të Johnson, dikur një nga produktet më të njohura të kompanisë./ZËRI