Aktualitet

Baza e armëve në Vlorë/ Luçiano Deraj lihet në burg, ‘kyç’ gojën në sallën e gjyqit

Deraj nuk ka folur asnjë moment para togave të zeza.

f.t
Baza e armëve në Vlorë/ Luçiano Deraj lihet në burg,
Luçiano Deraj

VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën 'arrest me burg' për Luçiano (Albano) Derajn. Mësohet se Deraj nuk ka folur asnjë moment para togave të zeza. Gjyqtarja e çështjes e cila ka dhënë vendimin ka qënë Lirza Sinollari. Ajo i ka cilësuar provat të mjaftueshme, arrestimin në flagancë, për ta lënë Luciano Derajn në arrest me burg. Mbi Luçiano Derajn rëndojnë një sër veprash kriminale. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar më tepër rreth përfshirjes së tij, apo grupit kriminal që ishte pjesë, në përfshirjen e tyre në aktivitetet kriminale të qytetit.

Luçiano Deraj u vu në prangat e policisë së Vlorës, pas zbulimit të një baze armatimesh në fshatin Babicë, ku dyshohet se ka lidhje me grupin e Edison Harizajt, i cili mbeti i vrarë disa vite më parë. Harizaj, i cili njihet dhe me nofkën faqedjeguri, mbeti i vrarë në një atentat mafioz në Durrës, në vitin 2018. Grupi hetimor që po merr në shqyrtim armët e gjetura, ka dyshime se snajperi që u gjet në banesën e Luçiano Derajt, mund të jetë përdorur në vrasjen e Gëzim Sinomatit, e cila ka ndodhur në muajin Janar të këtij viti. Dyshohet se i riu ka pasur bashkëpunim me grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera.

Shtëpia e tij monitorohej nga kamera të shumta sigurie, ndërkohë që në operacionin për kapjen e tij morën pjesë dhjetra efektivë policie. Në banesën ku u gjetën armët në fshatin Babicë, jetonte Luçiano Deraj, babai i tij dhe njerka, si dhe gjyshërit e moshuar. Në banesën e armative në Babicë u gjetën armë të të gjitha llojeve, nga stilolapsat pistoletë, deri tek snajperat./ZËRI

Poll

MOS HUMB