Aktualitet

Kë furnizonte me armë Luçano Deraj? Policia: S'flasim dot me emra

Në momentin që u pyet nga gazetarët për më tepër informacion se cilat ngjarje iu referohej, Muçaj u shpreh se çështja është akoma në hetim dhe nuk mund të japë më shumë detaje.

f.t
Kë furnizonte me armë Luçano Deraj? Policia: S'flasim dot
Policia e Vlorës

VLORË- Luçiano Deraj është i arrestuari për bazën e armatimeve të zbuluar ditën e sotme në Babicë të Vlorës. Në deklaratën e sotme kreu i Policisë së Vlorës, Ermal Muçaj dha detaje nga operacioni ku u shpreh se ka dyshime se armatimet mund të jenë përdorur për 2 ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në qytetin e Vlorës. Por në momentin që u pyet nga gazetarët për më tepër informacion se cilat ngjarje iu referohej, Muçaj u shpreh se çështja është akoma në hetim dhe nuk mund të japë më shumë detaje.

Muçaj tha se u arrestua Luçiano Deraj alias Albano Deraj, banues në Babicë të madhe Vlore, i dyshuar për dy veprave të rënda kriminale ndodhur disa kohë me parë në Vlorë, i cili posedonte një arsenal armësh, municionesh luftarake dhe lëndë shpërthyese, për llogari të tij dhe personave të tretë anëtare të një grupi kriminal ne qytetin e Vlorës te cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale. Nuk dihet ende nëse grupi ka lidhje me vrasje e ndodhur së fundmi në Vlorë, atë të ekzekutimit të Gëzim Sinomataj.

Pyetje: Përmendët që personi i arrestuar dyshohet se ka lidhje me ngjarje kriminale mund të na jepni më shumë informacion?

Nuk mund të japim më shumë informacion, kjo ishte një djale për shkak të arsenalit që gjetëm. Çështja është akoma në hetim dhe do të kemi një komunikim të shpejtë besoj.

Pyetje :I referoheni ngjarjeve të fundit?

I referohemi dy ngjarjeve kriminale që do shprehemi për to në një moment më të përshtëtshëm.

Pyetje:Dyshohet që mund të përdoreshin apo janë përdorur në ngjarje kriminale?

Janë të dyja opsionet. Të gjitha armët do ti nënshtrohen ekspertizës dhe janë marë mostra për AND dhe janë prova shkencore që do kryhen të gjitha teknike, biologjike dhe do dalin përgjigjet.

Pyetje: Dyshohet për ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë?

Ky dhe subjekte të tretë, dyshohet për dy ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë kohë më përpara. Nuk mund të dalim në përfundime.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB