
ITALI- Një depo armatimesh është zbuluar sot nga policia e Vlorës. Uniformat blu sekuestruan snajperë, kallashnikovë, municione, maska e shumë armatime të tjera, teksa ra në pranga Luçiano (Albano) Deraj. Ky i fundit është një emër i njohur për policinë. Ai rezulton se në vitin 2014 është arrestuar në Italinë për trafik droge e armëmbajtje pa leje.
Në atë kohë ai u arrestua bashkë me 2 shqiptarë të tjerë Ervin Lushaj dhe Voglush Lazaj. Karabinierët i sekuestruan bandës në makinë dhe banesë 34 kg marijuanë, 619 gramë heroinë, 20 kg përzierës droge, peshore precizioni, materiale për ambalazhim droge, dy pistoleta automatike kalibër 7,65 mm, një pistoletë të modifikuar, 2 pushkë gjahu kalibër 12mm dhe 20 mm, dhjetra fishekë të kalibrave të ndryshëm, disa kg barut për mbushje fishekësh për armë gjahu, telefona celularë, një jelek antiplumb, një veturë Ford Focus, një veturë BMW coupe me targa shqiptare dhe një sasi të vogël eurosh kesh.
Siç raportojnë mediat italiane, emigrantët shqiptarë me banim me Geneva bënin tur nëpër qytet duke shkëmbyer dhe duke blerë sasi droge, të armatosur deri në dhëmbë. "Streha" e tyre ndodhej në Varazze disa hapa nga Molinette dhe Piazza Carducci.
Grupi ndodhej në Corso Principe Oddone kur makina e tyre u vu re nga agjentët e seksionit të Narkotikëve të komisariatit. Katër shqiptarët kishin tentuar të mbulonin gjurmët, duke ndërruar makina dhe duke u endur nëpër qytet, përpara se të shkonin në strehën në Varazze.
Ata mbërritën nga Genova me një "BMW" me targa shqiptare që drejtohej nga e reja. Më pas makina ka ndaluar në zonën jugore të qytetit për të marrë Voglush Lazaj, në rolin e informatorit nga Torino. Ata nxjerrin një pistoletë "Beretta të kalibrit 7.65 me numër serie të gërvishtur dhe të denoncuar të vjedhur nga një vilë në një kodër në Torino.
Pas disa xhirosh nëpër qytet të katërt udhëtojnë përgjatë Cordo Principe Oddone dhe nisen drejt Corso Vigevano, ku një bashkëpunëtor i Voglushit la një Ford “Focus”. Sapo hipin në makinë, është radha e Voglushit të kthejë mirëseardhjen, duke nxjerrë armën e e kalibrit 7.65 përballë "mysafirëve" gjenovez.
Në ndalesën e radhës ata marrin nga bashkëpunëtori tjetër 34 kilogramë marihuanë e ardhur nga Liguria. Më pas duke u larguar nga “streha”, të katërt janë drejtuar drejt qendrës/ZËRI