
TIRANË- Seanca e dytë e dosjes “Plumbi i Artë” në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hasur probleme. Këtë të enjte, një nga anëtarët e togave të zeza, gjyqtarja e Durrësit, Entela Shedula konstatoi se me avokatin e Gentian Sharrës kishte lidhje familjare. Si ajo, edhe avokati Sokol Harizaj, e pranuan njohjen me njëri-tjetrin.
Por avokati Sokol Harizaj nuk e pranoi kërkesën e gjyqtares që të tërhiqej nga çështja, duke u shprehur se ka rëndë dakord prej kohësh që të mbrojë interesat e klientit të tij. Ndaj edhe shtoi se nëse duhej të tërhiqej dikush, do të duhet të ishte gjyqtarja.
Kërkesa e tij u mor parasysh për t'u shqyrtuar nga togat e zeza, por dolën në përfundimin se do të ishte Harizaj ai që do duhej të tërhiqej. Kështu i kërkuar edhe të pandehurit të kërkojë një mbrojtës tjetër deri në seancën e radhës më 29 mars.
Gentian Sharra, 50 vjeç, është përmendur në dëshmitë e Nuredin Dumanit si njeriu që lidhet me një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas. Në të shkuarën ai ka qënë i dënuar më pare për trafik droge. Ai u vu në pranga më 19 maj të 2022, pas një aksioni të zhvilluar nga RENEA pas rrëfimit të Nuredin Dumanit./ZËRI