Aktualitet

Furnizonte me armë një bandë në Vlorë, zbardhen detaje nga aksioni në Vlorë

Ka dyshime se armatimet mund të jenë përdorur për 2 ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në qytetin e Vlorës.

f.t
Furnizonte me armë një bandë në Vlorë, zbardhen detaje
Polica e Vlorës

VLORË- Kreu i Policisë Vlorë ka dalë në konferencë për mediat lidhur me bazën e armatimeve të zbuluar në Babicë. Policia bëri me dije se i arrestuari, Luçiano Deraj, i cili ruante bazën e armatimeve dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal. Ka dyshime se armatimet mund të jenë përdorur për 2 ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në qytetin e Vlorës.

“Posedonte arsenal armësh dhe lëndë shpërthyese, anëtarë të grupit kriminal. Në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur arrestimi i një personi dhe sekuestrimi si më poshtë. Snajper, armë luftarake, pistoleta, 7 kallëpe lëndë eksplozivi. Dylbi, aksesorë plotësues, sasi e madhe fishekësh, 45 krehra automatiku. Një sasi shumë e madhe municioni, aparate celularë, radio marrëse, antenë. Ftoj qytetarët të jenë më bashkëpunues me drejtësinë. I referohemi dy ngjarje kriminale, armët do t’i nënshtrohet ekspertizës. Do t’i nënshtrohen të gjitha provave. Janë të dyshuar për një ngjarje kriminale në Vlorë”-tha kreu i policisë së Vlorës në një konferencë për shtyp.

Në operacionin e zhvilluar ditën e sotme u sekuestruan pistoleta, kallashnikovë, fishekë, maska, çifte, tritol, targa, radio-marrëse e snajper të cilat dyshohet se janë përdorur për të furnizuar eksponentë të krimit për ngjarje kriminale të paktën për dy ngjarje kriminale.

Të gjitha llojet e armëve që janë sekuestuar

1. Një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62-mm, e montuar ne gjendje luftarake me silenciator (zhurmembytes)
2. Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë te tjera zjarri pushkë snajpere.
3. Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me ” dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri.
4. Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.
5. Një armë , e future në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus
6. Dy kuti plastike me material ndihmese per mirembajtjen e armeve snaipere.
7. Mine e pershtatur me cellular dhe eksploziv plastic si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr.
8. Kater silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te  gjata
9. Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmeri naten
10. Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.
13. Dy palë dylbi optike vëzhgimi.
14. Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.
15 Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.
17. Nje sasi e madhe fishekesh të kabibrit 7.65-mm dhe  45 krehera automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri
18.Nje sasi e madhe fisheke kaliber 12 mm
19 Disa mijera fisheke luftarake calibrave te ndryshem , ndezësa granatash dore.
20. Disa aparate telefonik cellular qe do I nenshtrohen ekspertizes
21. Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore
22. Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS. 
23. njësi qëndrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR
24. Nje numer i madh   targash automjetesh dhe celesash te ndryshem automjetesh
25. Disa maska me ngjyre te zeze dhe maska silikoni me imazhin e kokes se njeriut.
26 Disa fenelina policie e veshje te ndryshme.

/ZËRI

 

Poll

MOS HUMB