Aktualitet

Përplasja mes bandave shqiptare në Itali, identifikohet autori dhe viktima (EMRAT)

Janë identifikuar viktima dhe autori i ngjarjes së mbrëmshme në Frosinone të Italisë.

f.t
Përplasja mes bandave shqiptare në Itali, identifikohet autori dhe
Kasem Kasmi dhe Mikea Zeka

ITALI- Janë identifikuar viktima dhe autori i ngjarjes së mbrëmshme në Frosinone të Italisë. Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar si 27-vjeçari Kasem Kasmi, ndërsa autori i arrestuar, 23-vjeçari Mikea Zeka.

Dy bandat shqiptare kanë qenë në ambjentet e një lokali në Frosinone. Në një moment pala kundërshtare ka hapur zjarr duke lënë të vdekur bashkëkombasin dhe duke lënë të plagosur tre të tjerë, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë Policia ka arrestuar 23-vjeçarin Mikea Zeka gjatë orëve të para të mëngjesit. Ai akuzohet për vrasje, dhe tre tentativa vrasjeje. Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe aktualisht janë në kërkim./ZËRI

Poll

MOS HUMB