Aktualitet

Baza e armatimeve në Vlorë, Luçiano Deraj lidhje me ‘faqedjegurin’ Edison Harizaj

Pas vrasjes së Harizajt, Deraj dhe anëtarët e tjerë të grupit kanë rënë në sy për afërsinë me Ines Hajrullën, i cili ka rënë pre e disa atentateve, përgjatë viteve të fundit, por edhe me fisin Llanaj

E.K
Baza e armatimeve në Vlorë, Luçiano Deraj lidhje me
Edison Harizaj dhe Luciano Deraj

VLORË- Luçiano Deraj, i cili u vu në prangat e policisë së Vlorës, pas zbulimit të një baze armatimesh në fshatin Babicë, dyshohet se ka lidhje me grupin e Edison Harizajt, i cili mbeti i vrarë disa vite më parë. Harizaj, i cili njihet dhe me nofkën faqedjeguri, mbeti i vrarë në një atentat mafioz në Durrës, në vitin 2018.

Megjithatë në Vlorë qetësia nuk ra me vdekjen e tij. Pas atentatit në qytetin bregdetar ndodhën zhdukjet e disa të rinjve, që dyshohet se janë zinxhir i përplasjeve mes grupeve kriminale në qytet.

Sipas policisë pas vrasjes së Harizajt, Deraj dhe anëtarët e tjerë të grupit kanë rënë në sy për afërsinë me Ines Hajrullën, i cili ka rënë pre e disa atentateve, përgjatë viteve të fundit, por edhe me fisin Llanaj, raporton a2.

Sa i përket arsenalit të armëve që përfshinte snajperë, pistoleta, kallashnikovë, fishekë, maska, çifte, radiomarrëse dhe mina me telekomandë, nënvizohet se ai është më i madhi i gjetur ndonjëherë në qytetin bregdetar.

Për shkak të kalibrit 7.65 mm, snajperi që është sekuestruar dyshohet se është përdorur në ekzekutimin e fundit të ndodhur në Vlorë. Vrasja me snajper ndodhi më 7 janar në lagjen “Hajro Cakërri”, ku një predhë la të vdekur në vend 22-vjeçarin Gëzim Sinomati, teksa qëndronte në ballkonin e banesës së tij.

Maskat me silikon që janë gjetur përdoren për ndryshimin e imazhit të anëtarëve të grupit dhe bombat plastike për mos u kapur nga detektorët. Ato përfshihen në listën e mjeteve më të avancuara që përdorte ky grup ku Deraj bën pjesë. /ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB