Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Mamurras, një i plagosur

25-vjeçari Jurgen Ndreca ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa pasi ka qëlluar objektivin e tij, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

k.m.
Të shtëna me armë zjarri në Mamurras, një i plagosur
Foto ilustruese

MAMURRAS- Një 25-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Mamurras, në rrethana që ende nuk janë zbardhur nga Policia. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 12.00, në qendër të qytetit. 25-vjeçari Jurgen Ndreca ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa pasi ka qëlluar objektivin e tij, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, ku edhe po merr ndihmën e parë shëndetësore. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij. Ndërkohë, Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit.

Poll

MOS HUMB