
DURRËS- Detaje të reja janë bërë me dije këtë të premte në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar dy ditë më parë në Durrës ku një vajzë nga Venezuela, e cila ushtronte prostitucion në Durrës u hodh nga kati i dytë. Fillmisht u raportua se ajo është shtyrë nga “klienti” i saj, Ismet Zoto, por tashmë ka dalë një tjetër version.
Sipas TCH, ata janë zënë për radhën e tualetit. Por debati ka agravuar dhe e reja nga Venezuaela, Darjana Linares për ti shpëtuar dhunës është hedhur nga kati i dytë i apartamentit.
Fatmirësisht ajo ra në tendën e një biznesi poshtë pallatit dhe shpëtoi vetëm me disa fraktura. Ndërkohë Ismet Zoto u vu në pranga. E reja nga Venezuela jetonte së bashku me tre shoqet e saj në Durrës. Ato kishin marrë një apartament me qira dhe ushtronin prostitucion./ZËRI