Aktualitet

'Sherr për një sasi lekësh'! Vajzën e hedhin nga kati i dytë i hotelit, shpëton

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30 e pasditës, kur e reja (me shtetësi të huaj) është hedhur nga ballkoni nga një mashkulli.

k.m.
 

'Sherr për një sasi lekësh'! Vajzën e hedhin nga
Pamje nga Durrësi

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një vajzë është hedhur nga kati i dytë i pallati. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30 e pasditës, kur e reja Darjana Linares (nga Venezuela) është hedhur nga ballkoni, pranë Prefekturës së qytetit. Për hedhjen e saj, ka dy versione, ajo mund të jetë hedhur vetë për të shmangur një përplasje fizike, por edhe mund të jetë shtyrë nga 39-vjeçari Ismet Zoto.

Ky i fundit, ishte me të në dhomën e hotelit, ndaj edhe është ndaluar nga Policia e Shtetit për të dhënë deklarimin e tij për ngjarjen. Dyshohet se e reja shkëmbyer grushta me djalin nga Shijaku teksa, sjkak i sherrit dyshohet se është një sasi lekësh.

“Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital,“- njoftoi Policia.

MOMENTI KUR E REJA SHPËTOHET:

Darjana Linares ka ardhur nga Venezuela në Shqipëri, bashkë me një grup vajzash të tjera, pasi kanë gjetur "terren" për të ushtruar prostitucion në qytetin bregdetar. Ndaj edhe dyshohet se personi që e hodhi nga ballkoni ishte klient i saj. Në Durrës, së bashku me disa vajza të tjera kishin marrë një apartament me qira për të ushtruar aktivitetin e tyre. Pikërisht në momentin që Policia ka pasur dijeni për ngjarjen, të gjitha kanë tentuar të largohen, por janë ndaluar nga efektivët. Tani edhe ato do të japin versionin e tyre të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB