
VLORË- Personi në foto është Luçiano Deraj alias Albano Deraj, të cilit iu zbulua baza e armatimit në Babicë të Vlorës. Blutë e qytetit bregdetar në një deklaratë për mediat dhanë detaje në lidhje me operacionin “Knock Out 6”, u ku u sekuestrua një sasi e madhe armësh e municionesh.
Sipas policisë, armët dyshohet se janë përdor ose do të përdoreshin në dy ngjarje kriminale, për të cilat nuk u dha më shumë detaje. Deri më tani, vetëm Deraj është arrestuar nga blutë në operacionin që ka nisur këtë mëngjes dhe u zbulua përmes një konference për mediat para pak minutash. Policia e Vlorës sqaroi se ai ruante bazën e armatimit dhe se dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal.
Deraj nuk është një emër i njohur për policinë. Ai rezulton se në vitin 2014 është arrestuar në Italinë për trafik droge e armëmbajtje pa leje.
Në atë kohë ai u arrestua bashkë me 2 shqiptarë të tjerë Ervin Lushaj dhe Voglush Lazaj. Karabinierët i sekuestruan bandës në makinë dhe banesë 34 kg marijuanë, 619 gramë heroinë, 20 kg përzierës droge, peshore precizioni, materiale për ambalazhim droge, dy pistoleta automatike kalibër 7,65 mm, një pistoletë të modifikuar, 2 pushkë gjahu kalibër 12mm dhe 20 mm, dhjetra fishekë të kalibrave të ndryshëm, disa kg barut për mbushje fishekësh për armë gjahu, telefona celularë, një jelek antiplumb, një veturë Ford Focus, një veturë BMë coupe me targa shqiptare dhe një sasi të vogël eurosh kesh.
Në operacionin e zhvilluar ditën e sotme u sekuestruan pistoleta, kallashnikovë, fishekë, maska, çifte, tritol, targa, radio-marrëse e snajper të cilat dyshohet se janë përdorur për të furnizuar eksponentë të krimit për ngjarje kriminale të paktën për dy ngjarje kriminale. /ZËRI