Aktualitet

Rinis seanca në GJKKO për Ergys Agasin, SPAK kërkon 'arrest me burg'

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Ergys Agasin është shtyrë për në orën 12:00. 

F.I
Rinis seanca në GJKKO për Ergys Agasin, SPAK kërkon 'arrest
Ergys Agasi

TIRANË-Në GJKKO po zhvillohet seanca për biznesmenin Ergys Agasi, i cili u arrestua mbrëmjen e 26 gushtit, ku pritet të njihet me masën e sigurisë. Në GJKKO ndodhet edhe avokati i tij, Maks Haxhia, i cili kërkoi kohë për të përgatitur mbrojtjen dhe trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës. Seanca rinisi sërish pas ndërprerjes së kërkuar nga mbrojtja e Agasit, ku prokurori i posaçëm Bledar Maksuti ka kërkuar që masa “arrest në burg” të mbetet në fuqi, duke arsyetuar se ekziston rrezik i lartë që i dyshuari t’i fshihet drejtësisë, nisur nga fakti se ka qëndruar në arrati për tetë muaj me radhë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Agasi u arrestua së bashku me ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpataraku në zonën e Plepave në Durrës. Biznesmeni ishte shpallur në kërkim nga SPAK si kreu i grupit të strukturuar kriminal, që qëndronte në krye të skemës së abuzimit me tenderat e AKSHI-t. Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’. 

ZËRI raportoi mbrëmjen e 26 gushtit se Agasi ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Audi' nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit, kur u vendos në ndjekje në një operacion të përbashkët nga SPAK dhe Policia e Durrësit. Forcat Operacionale dhe Policia e Durrësit e kishin konstatuar makinën e Agasit që në qytetin e Elbasanit, ndërsa arrestimi i tij u finalizua në zonën e Plepave në Durrës.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar mënyrën si Agasi arriti të qëndronte në arrati gjatë kësaj kohe ndërsa po hetohen të gjitha pasuritë e biznesmenit. Më herët SPAK ka sekuestruar në total 29 prona të Ergys Agasit, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompaninë EA Solution. Në mesin e aseteve të sekuestruara është edhe një pjesë e "Equos Resort"./ZËRI

Poll

MOS HUMB