TIRANË-Avokati i Ergys Agasi, Maks Haxhia ka mbërritur në ambjentet e GJKKO, ku pritet të zhvillohet seanca lidhur me masën e sigurisë ndaj biznesmenit. Mbrojtja e Agasit ka kërkuar dosjen hetimore, ndërsa një ditë më parë Haxhia nga ambjentet e Bllokut të Sigurisë, u shpreh se biznesmeni nuk ka mbajtur post shtetëror dhe nuk ka prekur financat publike.
Agasi u arrestua mbrëmjen e 26 gushtit së bashku me ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpataraku në zonën e Plepave në Durrës. Biznesmeni ishte shpallur në kërkim nga SPAK si kreu i grupit të strukturuar kriminal, që qëndronte në krye të skemës së abuzimit me tenderat e AKSHI-t.
