Aktualitet

Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotelin 'Brooklyn' në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja Ana Dyrmishi

Zjarri i përmasave të mëdha përfshiu hotelin “Brooklyn” në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit.

F.I
Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotelin
Ana Dyrmishi

VLORË-Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja e cila mbeti e lënduar bashkë me 5 persona të tjerë si shkak i zjarrit të 16 gushtit që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës ka ndërruar jetë. 25-vjeçarja pësoi djegie të rënda në rreth 85% të trupit dhe ndodhej në Turqi për të marrë mjekim të specializuar. Por pavarësisht transferimit, e reja nuk ka arritur të mbijetojë.

Zjarri i përmasave të mëdha përfshiu hotelin “Brooklyn” në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit. Si pasojë e flakëve 6 të rinj që ndodheshin brenda në hotel mbetën të lënduar.

Konkretisht bëhet fjalë për Ndorina Rexhepi 25 vjeç, Arlinda Rexhepi 27 vjeç, Erza Grainca 21 vjeç, Aldo Kasimi 30 vjeç, Luan Saliu, 21 vjeç dhe Ana Dyrmishi 25 vjeç, e cila u nda nga jeta. Policia njoftoi se zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit./ZËRI

Poll

MOS HUMB