Aktualitet

Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotelin 'Brooklyn' në Vlorë, 25-vjeçarja dërgohet për trajtim në Turqi

Shpenzimet për trajtimin e pacientes në Turqi do të mbulohen nga shteti shqiptar, përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

F.I
Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotelin
pamjet nga hoteli “Brooklyn” i cili u pershi nga zjarri

VLORË-Familjarët e Ana Dyrmishit, 25-vjeçares e cila mbeti e lënduar bashkë me 5 persona të tjerë si shkak i zjarrit të 16 gushtit që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës, kanë kërkuar transferimin e saj në Turqi, për të marrë një trajtim mjekësor më të specializuar.

Kërkesa e familjarëve u shqyrta nga stafi i QSUT-së, ndërsa mjekët vlerësuan gjendjen shëndetësore të 25-vjeçares, për të përcaktuar nëse ajo ishte në kushte të përshtatshme për t’u transportuar në Turqi. Dyrmyshi pësoi djegie në 85% të trupit. 

Ministria e Shëndetësisë njofton se pas përfundimit të të gjitha procedurave mjekësore dhe administrative nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku qëndroi nën kujdes intensiv të ekipeve të terapisë intensive (ICU),  në bashkëpunim dhe koordinim me Ambasadën e Turqisë dhe autoritetet shëndetësore turke, pacientja do të vijojë trajtimin e specializuar në një spital në Turqi. Shpenzimet për trajtimin e pacientes në Turqi do të mbulohen nga shteti shqiptar, përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Njoftimi:

???????????????????????????????????? ????????-????????????????̧???????????? ???????? ???????????????????????? ????????̈ ????????̈???????????? ????????̈???????????????????????? ????????̈???? ???????????????????????????? ????????̈ ???????????????????????????????????????????????? ????????̈ ????????????????????

Pacientja 25-vjeçare, A. D., e cila dy ditë më parë pësoi djegie në rreth 85% të sipërfaqes së trupit, si pasojë e zjarrit të rënë në hotelin ku po qëndronte për pushime, është nisur për trajtim të specializuar në Turqi.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave mjekësore dhe administrative nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT),ku qëndroi nën kujdes intensiv të ekipeve të terapisë intensive (ICU), në bashkëpunim dhe koordinim me Ambasadën e Turqisë dhe autoritetet shëndetësore turke, pacientja do të vijojë trajtimin e specializuar në një spital në Turqi.
Shpenzimet për trajtimin e pacientes në Turqi do të mbulohen nga shteti shqiptar, përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mbetet e angazhuar për të garantuar vijimësinë e kujdesit mjekësor dhe aksesin në trajtimin e specializuar për rastet që kërkojnë ndërhyrje dhe ekspertizë të avancuar jashtë vendit.

Poll

MOS HUMB