VORË-Personi që shikoni në foto është Edmond Sula, 50-vjeçari i cili u ekzekutua pas mesnatës së 11 korrikut në fshatin Bërxullë, në Vorë. 50 vjeçari i njohur edhe me emrin Ali Sula sapo kishte parkuar automjetin e tij dhe teksa i drejtohej derës së banesës, një plumb e ka goditur nga mbrapa, në shpinë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Sipas hetimeve paraprake plumbi u shkrep nga një armë me precizion të lartë, e pajisur me dylbi. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe motivin e krimit, ndërsa deri tani nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit apo autorëve. Në vendin e ngjarjes nuk u gjet asnjë gëzhojë.
Viktima merrej me shit-blerje pronash. Policia po verifikon konfliktet e mundshme që mund të kenë lindur nga profesioni i tij, por ka dhe një tjetër pistë hetimi është edhe e shkuara e tij jashtë vendit, kryesisht në shtetin Italian./ZËRI

