Aktualitet

“Faleminderit Edi Rama”, Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë

Ai ka zgjedhur të falenderojë kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë Shqipërinë për mikëpritjen.

l.k
“Faleminderit Edi Rama”, Kanye West reagon pas koncertit në
Kanye West, reagimi, pamje nga koncerti në Tiranë

TIRANË- Ka ardhur reagimi i parë nga Kanye West pas koncerit të mbajtur mbrëmjen e djeshme në “Eagle Stadium” në Tiranë. Përmes platformës “X”, ai ka zgjedhur të falenderojë kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë Shqipërinë për mikëpritjen.

“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur.”- shkruan ai.

Një reagimi erdhi edhe nga vetë kryeministri i vendit, i cili u shpreh se Shqipëria nuk zhvilloi thjesht një koncert, por një ngjarje, pasi sipas tij sytë e të gjithë botës mbrëmë ishin të Tiranë. Gjithashtu nuk la pa komentuar edhe kritikat nga qyetarët për financimin prej 4.2 mln eurosh nga shteti për mbajtjen e koncertit të artistit me famë botërore./ZËRI

Poll

MOS HUMB